Kushtimet · Zonja Bovari
Chapter 1 of 36
Për Marie-Antoine-Jules Senard1
ANËTAR I AVOKATISË SË PARISIT, ISH-KRYETAR I ASAMBLESË KOMBËTARE DHE ISH-MINISTËR I BRENDSHËM
I dashur dhe i shquar mik,
Më lejoni ta shkruaj emrin tuaj në krye të këtij libri, madje mbi vetë kushtimin e tij; sepse është kryesisht juaji merita që ai u botua. Duke kaluar nëpër mbrojtjen tuaj të shkëlqyer, vepra ime ka fituar, edhe në sytë e mi, një si autoritet të papritur. Pranoni, pra, këtu nderimin e mirënjohjes sime, e cila, sado e madhe të jetë, nuk do të arrijë kurrë lartësinë e elokuencës dhe të përkushtimit tuaj.
GUSTAVE FLAUBERT
Paris, 12 prill 1857
Për Louis Bouilhet2
Shënime
-
Antoine Senard (1800–1885), avokat dhe politikan, ministër i Brendshëm më 1848. Kur romani doli në vazhdime në Revue de Paris (1856), Flaubert-i dhe botuesit e tij u paditën për „fyerje të moralit publik dhe të fesë“. Senard-i e mbrojti Flaubert-in në gjyq dhe në shkurt të vitit 1857 ata u shpallën të pafajshëm. Libri doli pak muaj më vonë, me këtë kushtim. ↩︎
-
Louis Bouilhet (1822–1869), poet dhe dramaturg, shok i Flaubert-it që në kolegjin e Ruanit. Gjatë pesë vjetëve që Flaubert-i shkroi romanin, ai e lexoi atë kapitull pas kapitulli dhe i dha këshilla të vazhdueshme. ↩︎
Found a mistake in this chapter? Report a mistake